Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia po e heton rastin
BKT
Kronika

Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia po e heton rastin

K.Kasumi/RTKlive

Policia ka bërë të ditur se një shtetas i huaj ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili sipas dëshmitarëve vuante nga disa sëmundje kronike”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

 


MË SHUME NGA Kronika