Zbulohet pllaka përkujtimore për Hetem Fazliun në Tushilë të Skenderajt
BKT
Foto: Valjeta Shala
Kosovë

Zbulohet pllaka përkujtimore për Hetem Fazliun në Tushilë të Skenderajt

Valjeta Shala /RTK

Në fshatin Tushilë të Skenderajt, në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore të Hetem Fazliut. Vendosja e pllakës përkujtimore është bërë në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta.

Të pranishmit vlerësuan lartë kontributin e familjes Fazliu.

“Jam i lumtur që jam në Tushilë, në fshatin ku jo vetëm qe dha bukë e ishte zemërhapur. Ishte pjesëmarrëse aktive në luftën për liri. Lufta e UÇK-së ishte titanike dhe aty ku vendosën shenja, brezat e rinj mos ta harrojnë sakrificën”, tha kryetari i Komunës së Skenderaj, Fadil Nura.

Kurse bashkëluftëtari, Zenel Shala tha se Fazli Hetemi rrjedh nga një familje patriotike.

“Familja dha kontributin për çështje kombëtare. Angazhimi i tij filloi nga këtu. Hetemi ishte luftëtar,  vizionar e sy pa trembur.  Ishte pjesë e brigadës 113 “Mujë Krasniqit” u shpreh.

“Familja Fazliu është me traditë bujare dhe e ndershme, meshkujt e saj ishin në shërbim të UCK-së. Shtëpia ishte strehë e bazë për lënduarit të pjesëtarëve të UÇK-së. Mbishkrimi në pllakë është freskim për ata që kanë kontribuar”, theksoi komandanti i brigadës 113 “Mujë Krasniqi”.

Në ditën e dytë të Eopoesë së Skenderaj, janë zhvilluar e  aktivitete tjera.

Zbulimi i busteve të heronjve Sala e Hamit Jashari në Prekaz si dhe janë bërë homazhe përkujtimore në Kompleksin e Dëshmorëve  në Marinë.

Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në mbrëmje me aktivitete sportive. Kurse do të përmbyllen me 7mars  me “Natën e Zjarreve”.


MË SHUME NGA Kosovë