20:38 / 08.03.2024
Vetaksident në Poqest të Pejës, humb jetën një person
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Një person ka humbur jetën pasditën e sotme si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Poqestë të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar se në fshatin Poqestë ka ndodhur një aksident trafiku, kur kanë arritur në vendngjarje kanë kuptuar që ka të bëjë me një vetaksident. Personi i lënduar është dërguar me emergjencë në Spitalin e Pejës, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente”, ka njoftuar Gashi.























