Vdesin dy të lënduarit në aksidentin mes trenit dhe kombibusit në Klinë
Sh.Çoçaj/RTKlive
(E plotësuar, 21:02) Kanë vdekur të dy personat, të cilët u lënduan rëndë në një aksident, kur treni i udhëtarëve ka goditur një kombibus, në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për RTKlive se vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës
Aksident mes një treni dhe një kombibusi në Klinë, dy të lënduar rëndë
Një aksident ka ndodhur mes një treni dhe një kombibusi këtë pasdite në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë, ku si pasojë dy persona janë lënduar rëndë.
Këtë e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tregoi se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës
“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Mirsim Q. Beqiri, i cili në Facebook ka postuar edhe fotografi.























