Sulmon dy policë, arrestohet sulmuesi
BKT
Kronika

Sulmon dy policë, arrestohet sulmuesi

SH.Ç/RTKlive

Policia ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Siç thuhet në njoftim, policët ishin duke e transportuar të dyshuarin për tretman mjekësor.

“Një i dyshuar m/k është arrestuar për arsye se derisa kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa po e transportonin për tretman mjekësor. I dyshuari paraprakisht ishte sjellë në stacion lidhur me një rast tjetër. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika