13:02 / 11.03.2024
Vetaksident në Istog, i lënduari dërgohet në Spitalin Rajonal të Pejës
M.P / RTKlive
Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Tumoc të Istogut.
“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut”, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka konfirmuar se i lënduari është nxjerrë nga vetura me ndërhyrjen e zjarrfikësve.
“Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrfikësit”, tha Gashi.























