Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
N.M. /RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar shtatë persona si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit të Prokurorisë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave.
Kurse, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave penale. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person”, njofton Prokuroria.























