09:51 / 12.03.2024
Vdes viktima në Leposaviq, ra në kontakt me rrymën
M.P. / RTKlive
Një qytetar në Leposaviq ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, njofton Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh, deri te vdekja e viktimës ka ardhur pas kontaktit me rrymën.
“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, vazhdon njoftimi.
Rasti, sipas policië, është nën hetime.























