Edhe Komuna e Vushtrrisë dekoron sheshin e qytetit për Ramazan
BKT
Kosovë

Edhe Komuna e Vushtrrisë dekoron sheshin e qytetit për Ramazan

K.Kasumi/RTKlive

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Ejup Haziri, mbrëmë kanë ndezur dekorimet për muajin e Ramazanit në sheshet kryesore të Vushtrrisë.

“Për muajin e shenjtë të Ramazanit, kemi dekoruar sheshet e qytetit të Vushtrrisë, me qëllim të krijimit të një atmosfere festive për qytetarët tanë”, ka shkruar kryetari Idrizi në Facebook.

“Ndezjen e dritave dekoruese e bëmë bashkë me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Ejup Haziri, dhe vogëlushët që na u bashkuan në këtë ceremoni”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Kosovë