Shpërndahen 156 pako ushqimore për familjet në nevojë në Gjilan
BKT
Kosovë

Shpërndahen 156 pako ushqimore për familjet në nevojë në Gjilan

K.Kasumi/RTKlive

Komuna e Gjilanit ka shpërndarë sot 156 pako ushqimore për familjet në nevojë, në kuadër të projektit "Pako Ushqimore - 2024".

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, ka bërë të ditur se këto pako janë donacion nga organizata 'Qatar Charity', ndaj të cilëve ka shprehur falënderim për mbështetjen e madhe.

“Përfituesit kanë qenë personat me kushte të rënda ekonomike, persona me aftësi të kufizuara, nënat vetushqyese, komunitetet e të tjera”, ka thënë Hasani, njofton Komuna e Gjilanit.


MË SHUME NGA Kosovë