08:59 / 14.03.2024
Policia me aksion në 4 lokacione, sekuestrohen armë të pa autorizuara
M.Pasoma / RTKlive
Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në katër lokacione dhe ka identifikuar armë të pa autorizuara.
Sipas raportit 24 orësh, Policia i ka vazhduar hetimet tash e një kohë, teksa rasti ka të bëjë me eksportimin, furnizimin, transportimin, prodhimin e shitjen e paautorizuar të armëve.
“Policia kanë bërë kontrollimin e shtëpive me objektet përcjellëse, në katër lokacione, në tri rajone, Prishtinë, Pejë, Prizren. Gjatë kontrollit të shtëpive dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: tri revole dhe 51 fishekë”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit katër të dyshuar meshkuj pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.























