Arrestohet një shtetas i huaj në aeroportin “Adem Jashari”
BKT
Foto: Wikimedia
Kronika

Arrestohet një shtetas i huaj në aeroportin “Adem Jashari”

M.Pasoma / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të dokumentit nga i dyshuari i huaj në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj për shkak se gjatë kontrollimit të dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportën e huaj që dyshohet se është e falsifikuar”, njofton policia.

Pasaporta është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 


MË SHUME NGA Kronika