10:45 / 14.03.2024
Pastrohet shtrati i lumit Malisheva
K.Kasumi/RTKlive
Në Gjilan po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjve, me qëllim të shmangies së vërshimeve të mundshme.
Kryetari i komunës, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtori për Mbrojtje e Shpëtim, Bejtullah Osmani, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen për pastrimin e shtratit të lumit Malisheva, njofton Komuna e Gjilanit.
Hyseni tregoi se janë pastruar mbi tre kilometra të shtratit të lumit që kalon përgjatë gjithë fshatit Malishevë.
"Po vazhdojmë me pastrimin e shtretërve të lumenjve, me qëllim për të shmangur vërshimet", ka thënë Hyseni.























