11:10 / 14.03.2024
Policia shqipton 2.294 gjoba në trafik
K.Kasumi/RTKlive
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2294 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 13 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 40 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
























