Komuna e Ferizajt vazhdon mbështetjen për fermerët|VIDEO
K.Kasumi/RTKlive
Burim Bajrami, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj, tha se edhe këtë vit Komuna e Ferizajt do të vazhdojë investimet në bujqësi dhe mbështetjen për fermerët.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Mirëmëngjesi Kosovë, në RTK, Bajrami ka folur rreth aktiviteteve që po zhvillon kjo drejtori, sidomos për subvencionet që po jep për bujqit e komunës së Ferizajt.
“Ne jemi 100 për qind të angazhuar që të mos lejojmë asnjë prej fermerëve të largohet nga vendi. Ata nuk do të kenë arsye ta braktisin vendin dhe veprimtarinë e tyre, për arsye se jemi përkrah tyre vazhdimisht, duke u ofruar mekanizima të rinj bujqësorë, dhoma ftohëse pemtarëve dhe perimtarëve të sonë”, tha Bajrami.
Më tutje, ai tha se rëndësi të veçantë i kanë kushtuar edhe bletarisë dhe zhvillimit të këtij sektori nëpër viset malore të komunës së Ferizajt, duke u mundësuar bletarëve ta zhvillojnë aktivitetin pa pengesa dhe pa frikë se do të dëmtohen nga kafshët e egra.
“Sivjet po sigurojmë njëzet pajisje për rrethimin e bletishteve të tyre. Këto pajisje do të sigurojnë bletishtet e tyre që të mos dëmtohen nga arinjtë, sepse ato kanë një sistem të elektricitetit, tek i cili nuk afrohen arinjtë”, shtoi Bajrami.























