Vdiq një i aksidentuar nga Malisheva, ishte në komë që katër muaj
BKT
Kronika

Vdiq një i aksidentuar nga Malisheva, ishte në komë që katër muaj

K.Kasumi/RTKlive

Policia ka bërë të ditur se ka vdekur në QKUK një person, katër muaj pasi u aksidentua në Malishevë.

Ai ka qëndruar në gjendje kome pas aksidentit të 14 nëntorit të vitit të kaluar.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Me 14.03.2024 është raportuar se, viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar, dhe në gjendje kome si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”,thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika