Mbi 1300 gjoba shqiptoi policia në rajonin e Gjilanit për një javë
BKT
Kronika

Mbi 1300 gjoba shqiptoi policia në rajonin e Gjilanit për një javë

K.Kasumi/RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan për një periudhë njëjavore ka gjobitur 1386 persona, që kanë thyer rregullat e trafikut.

Sipas njoftimit të policisë gjatë aktiviteteve të realizuara në zonën e shtatë komunave kanë shqiptuar 124 gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon te të gjithë ngasësit të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika