Ndalohen tre të dyshuar për djegien e objektit të Gjykatës në Kaçanik
BKT
Kronika

Ndalohen tre të dyshuar për djegien e objektit të Gjykatës në Kaçanik

E. Hoti / RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, tre persona të mitur lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se tre të miturit, kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia” nga neni 322 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

"Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika