Po kërkohej në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Ferizaj 43-vjeçari
BKT
Foto arkiv
Kronika

Po kërkohej në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Ferizaj 43-vjeçari

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar sot një informacion se në Ferizaj në një lokacion, po qendronte për disa ditë një person i paidentifikuar.

Menjëherë hetuesit policorë kanë shkuar në vendin ku dyshohej se po qëndronte personi i panjohur dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pasi është intervistuar nga hetuesit policorë dhe është verifikuar përmes autoriteteve ndërlidhëse, ka rezultuar se personi G.M, mashkull, i moshës 43 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut ishte I kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprat penale: ‘‘Mashtrimi” dhe Falsifikimi i dokumenteve”, me dënim burgimi 4 vjet e nëntë muaj, njofton policia.

 “Pas kompletimit të dokomuntacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Republikës së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika