Polici përdor armën zyrtare për t’i shpëtuar sulmit nga qentë endacakë
BKT
Kronika

Polici përdor armën zyrtare për t’i shpëtuar sulmit nga qentë endacakë

E. Hoti / RTKlive

Një zyrtar policor në Vushtrri ka përdorur armën zyrtare për t’i shpëtuar sulmit nga qentë endacakë. Policia ka bërë të ditur të hënën në raportin 24 orësh se pas sulmit nga tufa e qenve, polici kishte shkrepur një plumb.

Nga shkrepja  e armës  thuhet se nuk është rrezikuar  askush ,  teksa në  vendin  e ngjarjes  është  gjetur një gëzhojë.

Tutje u bë e ditur se lidhur  me  rastin  është njoftuar  prokurori  kujdestar si dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).


MË SHUME NGA Kronika