20:22 / 18.03.2024
Voziti me patentë-shoferë të konfiskuar, i vazhdohet masa edhe për 6 muaj
M.Sh/RTKlive
Policia e Komunikacionit Rrugor nga rajoni i Ferizajt, të hënën rreth orës 19:00, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, ka ndaluar shoferin A.L i moshës 25 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse që e kishte të ndaluar drejtimin për 6 muaj. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë tjetër për kundërvajtje 300 euro dhe ia hoqi patentë shoferin edhe për 6 muaj tjerë, deri më 02.11.2024.
“Me këtë rast Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, që shoferët mos të drejtojnë veturat e tyre nën masën mbrojtëse të shqiptuar nga policia. Ndërsa fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.























