08:59 / 19.03.2024
Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë, arrestohet i dyshuari
N.M. /RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























