Vrau qenin e fqinjit pasi i hyri në oborr, i konfiskohet arma
N.M. /RTKlive
Një person në Gjakovë është arrestuar të hënën në mbrëmje pasi dyshohet se ka vrarë me pushkë gjuetie një qen për të cilin ka thënë se i ka hyrë në oborr dhe ia ka sulmuar familjarët e ia ka mbytur qenin e tij.
Një qytetar ka njoftuar Policinë e Kosovës se në oborrin e fqinjit, në fshatin Raçë të Gjakovës, kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit. I dyshuari ka deklaruar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij, në oborr duke ja sulmuar familjaret dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij.
“ I dyshuari me pas ka reaguar duke mare pushkën e tij te gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.























