Përvetësoi dy milionë euro, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Përvetësoi dy milionë euro, arrestohet i dyshuari

N.M. /RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me dyshimin se ai ka mashtruar qytetarë të shumtë me qëllim të përfitimit, dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro.

“Është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M., me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro. Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë - masës së paraburgimit.


MË SHUME NGA Kronika