10:24 / 20.03.2024
Ferizaj, konfiskohet drogë e llojit kokainë dhe marihuanë
RTK
Njësia e hetimeve të antidrogës ka sekuestruar 12 paketime me narkotikë të llojit kokainë, si dhe një qese me marihuanë.
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar po ashtu një peshore digjitale dhe dy telefona celularë. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Halil Alidema” në Ferizaj.
Policia ka bërë të ditur se aksioni është kryer me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, në shtëpinë e një të dyshuari, i cili është arrestuar. I njëjti, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.























