Iniciohen dy raste të kontrabandës dhe kalimit ilegal të kufirit në veri
BKT
Kronika

Iniciohen dy raste të kontrabandës dhe kalimit ilegal të kufirit në veri

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës dhe kalimit ilegal të kufirit, dje në veri të Mitrovicës ka iniciuar dy raste të ndara.

Policia ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur më datën 19.03.2023 rreth orës 18:50, derisa njësia policore ka qenë duke realizuar patrullim rutinor, kanë ndaluar një veturë me targa të huaja, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari M.V (1993) shtetas serb.

Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen.

“Automjeti me mallin e kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarr veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit”, thuhet në njoftimin e njoftimin e Policisë.

Edhe rasti i dytë ka më 19.03.2024 rreth orës 19:50, ku nga njësiti policor përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Njësitë policore thuhet se kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku kanë bërë ndaljen e veturës BMW me ngjyrë e zezë dhe me targa të huaja, të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb.

“Vetura dhe personi janë dërguar në stacionin policor për procedura të zakonshme që zbatohen në këto raste”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në kryerjen e detyrave policore, në veçanti të parandalimit të kontrabandimit të mallrave dhe menaxhimit efektiv të kufirit shtetëror.


MË SHUME NGA Kronika