Në zonë të kufizuar vozitë 79km/h, i konfiskohet patentë-shoferi për 6 muaj
BKT
Kosovë

Në zonë të kufizuar vozitë 79km/h, i konfiskohet patentë-shoferi për 6 muaj

M.Sh/RTKLive

Policët e stacionit në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës 24 vjeçe, i cili me veturë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 79 km/h. Ndaj shoferit, policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse në vlerë 300 euro, i janë hequr 3 pikë negative, dhe për 6 muaj i është marrë patentë shoferi.

“Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, policia u benë apel qytetarëve, që ta njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.


MË SHUME NGA Kosovë