16:04 / 20.03.2024
Kryeprokurori Ujkani pret në takim pjesëtarë të KFOR amerikan
V.Thaçi / RTKlive
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani ka pritur në takim pjesëtarë të KFOR-it amerikan nga kampi Bondsteel.
Gjatë takimit janë diskutuar çështje të ndryshme, dhe kryeprokurori Ujkani njoftoi të njëjtit lidhur me funksionimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, kompetencat, organizimin dhe sfidat e punës në këtë prokurori.
Në fund të takimit të pranishmit u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e sundimit të ligjit.























