Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia po e heton rastin
BKT
Kronika

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia po e heton rastin

E. Hoti / RTKlive

Një burrë ka vdekur dje në fshatin Smallushë të Lipjanit dhe policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij.c

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion. Rasti duke u hetuar.

“Raportohet se nga familjarët, viktima mashkull kosovar është sjell në emergjencën e Lipjanit, ku nga  mjeku kujdestar është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.


MË SHUME NGA Kronika