Për arrestimin e grabitësit, policia kërkon ndihmën e qytetarëve
BKT
Kronika

Për arrestimin e grabitësit, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

M.Sh/RTKlive

Policia rajonale e Gjakovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë. Policia ka shpërndarë edhe fotografinë e grabitësit, por kërkon nga qytetarët që lajmërojnë vendndodhjen e tij nëse ai identifikohet.

“Lidhur me rastin “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” ndodhur me datë 23.02.2024, Sektorit  Rajonal i Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë, është duke zhvilluar hetime intensive me ç’rast është identifikuar edhe një i dyshuar, prezenca e të cilit, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative, nuk është arritur të sigurohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Gjakovë, bazuar edhe në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ka shpërndarë fotografinë e të dyshuar, me qëllim lokalizimin e tij. Personi i dyshuar është: Kushtrim (Maliq) Xhaka i lindur me 20.08.1984, banues në Prishtinë.Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë.


MË SHUME NGA Kronika