Dy persona gjuajnë me armë në Mitrovicë, policia gjen 91 gëzhoja
BKT
Kronika

Dy persona gjuajnë me armë në Mitrovicë, policia gjen 91 gëzhoja

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur dhe konfiskuar dje 91 gëzhoja në fshatin Zjaq të Mitrovicës, pasi paraprakisht morën njoftimin se ka pasur të shtëna me armë zjarri nga dy persona.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

“Fsh. Zjaq, Mitrovicë 20.03.2024-11:45. Pas disa të shtënave me armë zjarri  nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, policia në vendin e   ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja”, ka njoftuar Policia .

Tutje bëhet e ditur se rasti është është iniciuar si “Përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje”,  është në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika