Në zonë të kufizuar vozitë 131 km/h, i konfiskohet patentë-shoferi
BKT
Kronika

Në zonë të kufizuar vozitë 131 km/h, i konfiskohet patentë-shoferi

K.Kasumi/RTKlive

Policët e Ferizajt kanë ndaluar një shofer të moshës 31 vjeçe, i cili me veturë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 131 km/h. Ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse në vlerë 300 euro, i ka hequr 3 pikë dhe i ka marrë patentë-shoferin.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’.


MË SHUME NGA Kronika