07:04 / 22.03.2024
Moti sot, me diell dhe vranësira
N.M. /RTKlive
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë me diell dhe vranësira. Në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.
Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Era do fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi prej 10-31 km/h.























