Arrestohen pesë persona, dyshohet se prenë dru në pyll
BKT
Kronika

Arrestohen pesë persona, dyshohet se prenë dru në pyll

RTKlive

Pesë persona janë arrestuar në Bërnicë të Epërme të Prishtinës, pasi janë zënë duke prerë dru në pyll. Policia njofton se nga pesë të arrestuarit, dy janë të mitur.

"Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se disa persona janë duke i prerë dru në pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policore ku kanë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, dy nga te dyshuarit të mitur", thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika