Gjendet një person i vdekur në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti
BKT
Kronika

Gjendet një person i vdekur në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti

Një person është gjetur i vdekur afër një objekti, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Viti, të premten. Policia po e heton rastin si “vdekje e dyshuar”.

”Është raportuar, se afër një objekti, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


MË SHUME NGA Kronika