Motoçiklisti pëson lëndime në një aksident trafiku
BKT
Foto/ RTKlive
Kronika

Motoçiklisti pëson lëndime në një aksident trafiku

M.Miftari/ RTKlive

(E plotësuar, ora 17:00) Sot, rreth orës 16:00, në rrugën "Dëshmorët e kombit"- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Aksident në bulevardin `Dëshmorët e Kombit` në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur menjëherë Policia.

Për shkak të aksidentit, korsia e rrugës, në të cilin kishte ndodhur aksidenti, ishte  bllokuar. Nuk njoftohet për të lënduar.

RTKlive do t’ju mbajë të informuar për ngjarjen.


MË SHUME NGA Kronika