Kurti: Ndërhyrja e NATO-s ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit
BKT
Kosovë

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit

A.B / RTKlive

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm që po kryhej kundër popullit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se 25 vjet më parë, NATO-ja filloi fushatën e saj të bombardimeve ajrore, një nga ndërhyrjet humanitare më të suksesshme në histori, e cila ndaloi tmerret e papërshkrueshme të gjenocidit. 

"Ne u jemi gjithmonë mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira, të cilët përdorën politikën për të mbrojtur njerëzimin", ka shkruar ai më platformën "X".


MË SHUME NGA Kosovë