22:58 / 24.03.2024
Rrugët të mbuluar me ujë dhe borë, policia bën apel për kujdes në trafik
N.M. /RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë apel për vozitësit të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në njoftimin Policisë së Kosovës.























