Taksitë ilegalë e linjat e autobusëve, cak i Inspektoratit dhe Policisë
BKT
Kosovë

Taksitë ilegalë e linjat e autobusëve, cak i Inspektoratit dhe Policisë

SH.Ç/RTKlive

Taksitë ilegale, linjat e autobusëve e kombibusët, kanë qenë cak  martën i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës. Aksioni që ka nisur të hënën, ka për qëllim t’i identifikojë taksitë ilegale, linjat e autobusëve e kombibusët, pasi konsiderohen si shkaktarë të tollovisë në Kryeqytet.

Drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi, e ka vlerësuar mbështetjen që kanë marrë nga Policia e Kosovës. Tha se kjo dukuri është e shfaqur tejmase në rrugët e Prishtinës.  

“Ju e dini që një nga problemet më të mëdha sipas vlerësimeve tona por edhe sipas vlerësimeve të policisë, këto janë nga disa çështjet që po e mbingarkojnë jashtëzakonisht rrjedhën e komunikacionit në Prishtinë prandaj kemi vendosur që prej dje t’i vendosim disa pika kontrolle në Kryeqytet dhe të shohim bashkërisht dhe të bëjmë kontrollin e nevojshëm për të parë sa është shfaqur kjo dukuri në Kryeqytet”, ka theksuar Dushi.

Sipas tij, Inspektorati ka zhvilluar kontrolle edhe në të kaluarën, por ai e vlerësoj jashtëzakonisht shumë koordinimin me Policinë dhe mbështetjen që po jep aksionit.

Ndërsa zëvendëskomandanti rajonal për Komunikacion Rrugor, Sylejman Halili, tha se Policia e përkrah aksionin e përbashkët për këtë dukuri negative të cilat me vite na shfaqën në kryeqytetin e Prishtinës sidomos me taksitë ilegal.


MË SHUME NGA Kosovë