Dyshohet për organizim të skemave piramidale në një lokal në Skenderaj
BKT
Kronika

Dyshohet për organizim të skemave piramidale në një lokal në Skenderaj

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka identifikuar një lokal të martën ku dyshohet se janë organizuar skema piramidale dhe bixhoz i paligjshëm.

Policia bënë të ditur se në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 2 aparate të lojërave te fatit, 2 printerë, 2 kompjuterë, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

“Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme  ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit  policor  në Skenderaj, kanë  identifikuar një lokal ku ushtrohej  veprimtari e lojërave të fatit.

Në lokalin  ku dyshohej për veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar  2 aparate të lojërave te fatit, 2 printer, 2 kompjutera,   dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë”, ka njoftuar Policia e Kosovës .

Tutje u tha se  lidhur me rastin  në cilësi të të dyshuarit është  intervistuar një person i  cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me  procedurat e mëtejme hetimore.


MË SHUME NGA Kronika