Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar  për lëndim trupor
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar  për lëndim trupor

E. Hoti / RTKlive

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të moshës  38 vjeçare, SH.B i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale  ‘‘ Lëndim trupor"  me dënim burgimi prej trembëdhjetë muajve.

SH.B  është arrestuar me datën 27.03.2024 rreth orës 21:15 në rrugën "Kemajl Hetemi" në Ferizaj

“Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
 


MË SHUME NGA Kronika