Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
BKT
Kronika

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

K.Kasumi/RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2196 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 24 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 42 me dëme materiale.

Poashtu, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika