12:26 / 29.03.2024
Arrestohet i dyshuari për mashtrim
V.Thaçi / RTK
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin D.A., nën dyshimin se i njëjti duke mashtruar nuk kishte përmbushur detyrimet e tij ndaj disa personave që i kishte punësuar sipas marrëveshjes.
"Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën disa dokumente, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa pajisje elektronike, një veturë, dy pasaporta dhe një telefon celular’, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar, rasti nga Prokurori i Shtetit është cilësuar ‘’Mashtrim’’.























