Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen 5 anëtarë të një familje nga Kosova
M.Sh/RTKlive
(E plotësuar) Policia shqiptare ka konfirmuar aksidebtjn duke theksuar se në vendin e quajtur “Fushë-Milot”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. Sh., nga Kosova, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. M.
"Nga përplasja e automjeteve është lënduar njëri prej pasagjerëve që ndodheshin në automjetin tip “Volkswagen”, konkretisht shtetasja L. D., rreth 70 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën", thekson policia.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen, shtetasi A. Sh. është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, ndërsa 3 pasagjerët e tjerë që ndodheshin në automjet, pas kontrollit mjekësor, janë larguar në banesë.
"Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit, për të cilin paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar i kryer nga automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi A. Sh", thekson policia shqiptare.
Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen 5 anëtarë të një familje nga Kosova
Pesë persona janë lënduar, në mesin e tyre dy fëmijë, në një aksident që ka ndodhur sot në mesditë në Rrugën e Kombit afër Milotit. Të lënduarit janë nga Kosova dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, njoftojnë mediet shqiptare.
Raportohet se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 13:00 në afërsi të Milotit, ku u përplasën një automjet tip ‘Golf 6’ dhe një furistradë “Mercedes Benz”’.
Sipas medieve atje, të lënduarit i përkasin të të njëjtës familje nga Kosova.
Nga ky aksident është bllokuar për një periudhë Rruga e Kombit. Mediet citojnë policinë shqiptare, e cila thonë se aksidenti erdhi në kohën kur vetura Golf 6 ka bërë parakalimi të gabuar, duke e goditë eturën përballë.























