Kërkoi ndihmë brenda pishinës, vdiq një person në Istog
BKT
Kronika

Kërkoi ndihmë brenda pishinës, vdiq një person në Istog

Sh. Ç/RTKlive

Policia rapoton se një person ka vdekur në Banjë të Istogut të shtunën. Policia ka

Policia ka njoftuar të dielën se viktima kishte kërkuar ndihmë derisa ishte në pishinë dhe fillimisht është ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. 

Sipas policisë, më pas është dërguar për në Spitalin e Pejës, por nga atje është konstatuar vdekja e tij. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika