09:17 / 04.04.2024
Arrestohet gjilanasi, sulmoi fizikisht një zyrtar policor
K.Kasumi/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:00 është arrestuar një person në Gjilan.
Më tutje, bëhet me dije se ai fillimisht e ka fyer një zyrtar policor, më pas edhe e ka sulmuar fizikisht.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.























