Policia konfiskon material piroteknik në Bërnjak, vlera rreth 7 mijë euro
BKT
Kronika

Policia konfiskon material piroteknik në Bërnjak, vlera rreth 7 mijë euro

K.Kasumi/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mbi 3 600 kilogramë material piroteknik në vlerë rreth 7 mijë euro.

Policia ka bërë me dije se më 2 prill në një objekt në Bërnjak ka identifikuar disa automjete pasi kishte dyshime se në njërin prej tyre ka pasur materiale ilegale.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike, sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kg”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njësitet relevante të PK-së përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme” thuhet tutje në njoftim.

Kamioni bashkë me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet.


MË SHUME NGA Kronika