Theret një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
BKT
Kronika

Theret një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se e ka goditur me thikë një person tjetër më 04.04.2024 në Prishtinë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.


MË SHUME NGA Kronika