Aksident në Klinë, lëndohen nëntë persona
BKT
Kronika

Aksident në Klinë, lëndohen nëntë persona

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Klinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për RTKlive se aksidenti ka ndodhur në mesnatë dhe të përfshira kanë qenë dy vetura.

 “Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndimë trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Policia e trafikut rajonal është duke u marrë me rastin.


MË SHUME NGA Kronika