Ligji i ri për trafikun, Policia në Ferizaj shqiptoi 1 mijë e 400 gjoba
BKT
Kronika

Ligji i ri për trafikun, Policia në Ferizaj shqiptoi 1 mijë e 400 gjoba

E. Hoti / RTKlive

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1430 gjoba për kundërvajtje.

Policia ka njoftuar se gjobat janë shqiptuar nga data 3 deri më11 prill.

Disa nga gjobat e shqipëruara janë për tejkalim të shpejtësisë gjithsejtë 500 gjoba, për  përdorim të telefonit gjatë ngasjes 103 gjoba, mos përdorimi i rripit të sigurisë 65 gjoba, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër 61 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit 43 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shofer 38 gjoba, mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues 11 gjoba, kundërvajtje ndaj motoçiklistëve 9 gjoba, kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore 9 gjoba, tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar 3 gjoba dhe të tjera 588 gjoba.

Tutje në njoftim thuhet se Policia e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, teksa ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë më policinë.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftim.
 


MË SHUME NGA Kronika